Rafael Nadal, kalon me lehtësi në finale të “Australian Open”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, siguroi finalen e 29 në turnetë Grend Slam, pasi që në gjysmëfinale të turneut “Australian Open”, mundi italianin Mateo Beretinin me 3-1 në sete.

Spanjolli e nisi më mirë përballjen duke fituar dy setet e parë (2-0) në mënyrë të lehtë pran rezultatit 6-3 dhe 6-2 në geme. Në setin e tretë, Beretini u kthye në ndeshje dhe e fitoi me rezultat 6-3 në geme. Mirëpo Nadal nuk lejoi befasi dhe fitoi setin e katërt me 6-3, për të siguruar biletën e finales në turneun në Melburn.

Në finalen e “Australian Open”, Rafael nadal do të takohet me fituesin e përballjes në mes Stefanos Cicipas dhe Danil Medvedev.

LEXO EDHE:

Back to top button