Mes futbollistëve të cilëve u skadon kontrata është Isko i Real Madridit, që në muajin qershor 2022 do të mund të gjejë një ekip tjetër. Gjashtë muaj para skadimit të angazhimit të tij në klubin mbretëror, 29-vjeçari nga Malaga është i lirë të nënshkruajë për çdo klub për sezonin e ardhshëm.
Sipas tabloidit britanik, “Mirror”, spanjoll mund të mos presë verën, duke lëvizur nga kryeqyteti spanjoll që në merkaton e janarit. Do të jetë mundësia e fundit për Madridin që të fitojë para nga shitja e kartonit të tij. Mediat në Spanjë raportojnë se agjentët janë duke punuar që Isko të ofrohet Totenhamit të Antonio Kontes, në këtë merkato dimërore.
Vendimi do të varet nga rëndësia që mesfushori do të ketë në ndeshjet e radhës, për shkak të mungesave të shumta, si rezultat i infektimeve me koronavirus.








