“Red Bull” me ofertë të re për Maks Verstapenin

Piloti holandez Maks Verstapen, ka një kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën “Red Bull”, por palët kanë nisur bisedimet për ta rinovuar atë edhe për dy vite të tjera. Lajmin e konfirmoi një nga drejtuesit e “Red Bull”, Helmut Marko.

“Ne jemi gati t’u rinovojmë kontratën të gjithëve personave kyç të skuadrës. Kjo kontratë ë re do të jetë 5-vjeçare, pasi duam vijueshmëri në rezultate. Edhe me Maksin kemi biseduar për ta rinovuar atë dhe besoj se së shpejti do të kemi detaje të reja”, tha Marko.

Gjithsesi, shefi i Red Bull konfirmoi se vështirë se do të ketë rritje rroge për kampionin e botës, që aktualisht merr 25 milionë dollarë në sezon (15 milionë më pak se Hamilton).

“Me Verstappen jemi në limitet e pagesës, andaj nuk do të ketë çmenduri në pagesën e tij pas rinovimit të kontratës”, tha Helmut Marko.

LEXO EDHE:

Back to top button