“Red Bull”, ndryshon motorin e makinës së Verstapenit?!

Paraqitja mjaft e mirë e skuadrës së “Mercedes”-it në dy garat e fundit të Formula 1, ku doli fituese me Luis Hamilton në Brazil e Katar, ka bërë që “Red Bull” të mendojë për të përdorur një motor të pestë te makinën e Maks Verstapenit. Makina gjermane ka bërë dy ndryshime të pjesshme në motor në garat e fundit te makinës së Hamiltonit, çka ka sjellë një epërsi të “Mercedes”-it përball “Red Bull”-it.

Për këtë arsye, pritet kundërveprimi i “Red Bull”-it, që mund të përdorë një motor të pestë në garën e radhës në Arabinë Saudite ose në garën e fundit, në Abu Dabi. Madje “Red Bull” e “Honda”, kompania që furnizon me motor makinën austriake, ka dashur që ky zëvendësim të bëhej që në garën e shkuar, në Katar.

“Ne po mendojmë për një motor të pestë, më të freskët e të fuqishëm”, tha Helmut Marko.

Kjo do të sillte një penalizim për makinën e Verstapenit, që do të humbiste 5, 10 apo 20 pozicione në startin e garës, në varësi të ndryshimeve që do të bëhen.

Motori aktual ka mbi 2000 km të përshkruara, ndërsa ai i Hamilton ka më pak kilometra.

“Me shumë gjasa, ky ndryshim i motorit do të ndodhë në Abu Dhabi, në garën e fundit”, tha Helmut Marko, këshilltari i “Red Bull”-it.

LEXO EDHE:

Back to top button