“Red Bull” prezantoi makinën e re “RB18”

Skuadra e “Red Bull”-it prezantoi makinën e re “RB18” me të cilën do të garojë në Formula 1 në sezonin e ri dhe kampioni aktual i botës Maks Verstapen shpreson të mbrojë titullin. Ai tha se ndihet mirë para fillimit të sezonit të ri dhe shpreson për suksese të reja me ekipin.

 

“Unë jam gati të drejtojë makinën. Ndjehem mirë. Është e rëndësishme të përgatiteni në mënyrën më të mirë të mundshme, veçanërisht pasi rregullat ndryshojnë. Nuk e dimë se çfarë të presim nga makina, por mezi pres që të shijojë përvoja të reja në pistë. Ndryshimi më i madh do të jenë rregullat dhe do të na duhet kohë për t’u mësuar me makinën e re”.

Shefi i skuadrës, Kristian Horner, ka bërë të ditur se makina do të jetë ndryshe nga gara e parë dhe priten ndryshime gjatë sezonit.

“Me ndryshimin e rregullave këtë vit ka ndryshuar e gjithë filozofia në krahasim me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se çdo pjesë është e ndryshme. Derisa të arrijmë në garën e parë, makina mund të mos duket si sot, sepse ndryshimet janë të shpejta. Shpresojmë që Max do ta mbrojë titullin,” tha mes tjerash Horner.

Sezoni i ri në Formula 1 , nis në Bahreini, e cila do ët zhvillohet më 20 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button