Refugjatët afganë fillojnë të shpërndahen në Evropë

Refugjatët afganë fillojnë të arrijnë në Gjermani, Francë dhe shtete të tjera, teksa evakuimet nga Kabuli vazhdojnë, pasi talibanët morën nën kontroll kryeqytetin afgan. Më shumë se 2200 diplomatë dhe civilëve të tjerë janë evakuuar nga Afganistani më avionë ushtarakë. Militantët thonë se duan paqe, se nuk do të hakmerren ndaj armiqve të vjetër dhe do të respektojnë të drejtat e grave brenda kornizës së ligjit Islamik. Por mijëra afganë, shumica e të cilëve kanë ndihmuar koalicionin e drejtuar nga SHBA përgjatë dy dekadave, janë të dëshpëruar të largohen.
Kryeministri britanik, Boris Johnson para Parlamentit tha se bota është duke shikuar nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre. Ai gjithashtu tha se zyrtarët do të punojnë për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar që të ketë plan për t’u përballur me militanët.
Ndërkaq një nga liderët dhe bashkëthemeluesit e grupit që tashmë ka në kontroll të gjithë Afganistanin, Abdul Ghani Baradar, është rikthyer në vend pas 20 vjetësh i larguar. Një televizion i lidhur me talibanët, Al Hijrat, ka transmetuar pamjet e momentit kur Baradar, ka mbërritur në Afganistan. Ai është tani zëvendës lider i Talebanëve, dhe zgjodhi të zbriste në tokë në qytetin e dytë më të madh të Afganistanit, Kandahar, vendlindjen shpirtërore të talibanëve dhe kryeqytetin e vendit gjatë periudhës së parë të tyre në pushtet. Ai erdhi nga Katari ku ka kaluar muaj duke udhëhequr bisedimet e pasuksesshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe negociatorët nga qeveria tashmë e rrëzuar e Afganistanit.
Zëdhënësi i talibanëve në një kofernecë për media një ditë më parë tha se nuk duan armiq të brendshëm apo të jashtëm, por marrëdhënie paqësore.
ALSAT