Renditja botërore pas Grand Slam-it të “Australian Open”

Pas përfundimit të Grand Slam-it “Australian Open”, është publikuar renditja e re e tenistëve edhe pse në përgjithësi, nuk ka ndryshime të mëdha.

Kjo për faktin se vjet ky turne u zhvillua në muajin shkurt, ndaj heqja e pikëve të atyre që munguan këtë vit do të bëhet në mesin e muajit që vjen.

Kështu, te meshkujt, Novak Gjokoviç ruan kreun, por tashmë ka më pak se 1000 pikë ndaj finalistit Daniil Medvedev. Fiton një pozicion në renditje spanjolli Rafael Nadal, fituesi në Melburn, që ngjitet në vendin e pestë. Ndërkohë që, Roxher Federer, zbret në vendin e 30-të (nuk luan prej 7 muajsh).

Te femrat, në vendin e parë qëndron tenistja australiane Eshli Barti, që fitoi në Melburn. Ajo ka mbi 2.500 pikë epërsi ndaj bjelloruses Sabalenka, ndërkohë që në vendin e tretë ngjitet çekja Krejçikova. Pesë pozicione fiton polakja Iga Sviatek, e katërta, ndërkohë që humbet 4 pozicione Muguruza.

LEXO EDHE:

Back to top button