Riza Durmishi, firmos huazimin 6 mujor me Spartën

Mbrojtësi i Lacios, Riza Durmishi edhe zyrtarisht është bashkuar me skuadrën holandeze të Sparta Roterdamit në formë të huazimit. 28 vjeçari u largua nga Lacio, me shpresë të ketë një vend titullar te ekipi holandez.
Durmishi iu bashkua Lacios në vitin 2018, mirëpo që atëherë nuk ka arritur që të bind tani më ish trajnerin e Lacios, Simone Inzagi dhe ka qëndruar jashtë ekipit të parë.
Nga janari i vitit 2020 e deri në qershor të vitit 2020, ishte në huazim te Nica në Francë dhe pastaj te Salernitana nga janari 2021, e deri në qershor 2021, mirëpo nuk arriti pritshmëritë dhe regjistroi vetëm 5 paraqitje.
Në përgjithësi, Riza Durmishi ka regjistruar 19 paraqitje te Lacio dhe ne verë do të kërkojë një klub permanent, pasi që në vitin 2023 i skadon kontrata me Lacion.