Rusi, nëntë të vrarë pas sulmit me armë në një shkollë
Raportimet nga Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi, kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe shpërthimit në një shkollë. Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe është edhe një mësuese.
Sipas mediave, shpërthimi ka ndodhur në shkollën me numër 175, para se të paktën dy persona të nisnin sulmet.
Një nga sulmuesit është raportuar të jetë qëlluar për vdekje nga policia, derisa të paktën një tjetër vazhdon të mbetet brenda shkollës, duke mbajtur një numër personash si pengje.
Në disa raportime është thënë se një sulmues, i përshkruar si adoleshent, është zënë.
Zona është rrethuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit derisa nxënësit bashkë me mësuesit janë duke u evakuuar përmes dritareve.
Shkolla, me lokacion në rrugën Dzhaudat Faizi, ka më shumë se 1,000 nxënës.
Nëntë persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur dhe gjenden në spital pas një sulmi me armë në qytetin rus Kazan, raporton media vendase RIA. Disa media raportojnë se bëhet fjalë për dy sulmues, ndërsa disa raportojnë se sulmi është kryer nga një autorë i vetëm. RIA njofton se pas sulmit është dëgjuar një shpërthim në afërsi. Ende nuk dihen motivet e sulmit.
https://twitter.com/rianru/status/1392017539304239107
Children seen jumping from building amid school shooting in Kazan, Russia; at least 9 killed pic.twitter.com/c8vlJcq4zV
— BNO News (@BNONews) May 11, 2021








