Samit europian për një front të përbashkët kundër COVID-19

Drejtuesit europianë do të përpiqen sot gjatë një samiti virtual të shfaqin një strategji të përbashkët përballë kërcënimit të varianteve të koronavirusit, pavarësisht kufizimeve të qarkullimit jo të koordinuar dhe mosmarrëveshjeve mbi pasaportën e ardhshme vaksinale.

Drejtuesit do të mblidhen në video-konferencë duke nisur nga ora 14:00 GMT në një kohë që numri i kontaminimeve po ulet me vështirësi për shkak të fushatava të ngadalta të vaksinimit dhe rritjes së varianteve britanike dhe të Afrikës së Jugut.

Të shqetësuar, 10 vende të BE kanë miratuar kufizime në kufijtë e tyre. Komisioni Europian ka thirrur gjashtë prej tyre për të dhënë shpjegime mbi kufizimet e lëvizjes të cilat i konsideron joproporcionale, duke dyshuar për mosfunksionimet e zinxhirëve të prodhimit.

Mes tyre bëjnë pjesë Belgjika, që ka ndaluar çdo udhëtim jo thelbësor dhe Gjermania, që filtron kalimet me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Tirolin.

“Koordinimi është vështirësuar, sepse për drejtuesit, prioritet është mbrojtja e popujve të tyre”, theksoi një zyrtar i lartë europian.

Njëzet e shtatë vendet e BE-së fillimisht kishin premtuar të miratonin vetëm masa “proporcionale” dhe “jo-diskriminuese”. Por variantet e kanë ndryshuar situatën.

”Ato kanë zgjuar një nervozizëm dhe maturi legjitime për një pjesë të qeverive, refleksi ndonjëherë më i përshtatshmi, është mbyllja e kufijve”, pranon një diplomat, për të cilin samiti duhet të kujtojë rregullat që janë dhënë kolektivisht.

LEXO EDHE:

Back to top button