Sebastian Fetel: Synoj sërisht të shpallem kampion

Piloti gjerman Sebastian Fetel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. Ai garon me skuadrën “Aston Martin”, e cila pak ditë më parë ka bërë prezantimin për mediat.

Aston Martin driver Sebastian Vettel of Germany in action during qualifying for the Saudi Arabian Grand Prix in Jiddah, Saturday, Dec. 4, 2021. (AP Photo/Hassan Ammar)

“Së pari, të shohim se në çfarë pike është makina e këtij sezoni. Më pas do të vendos për të ardhmen, por një gjë është e sigurt, që nuk do të tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni. Kam fituar 4 tituj në Formula 1 dhe është logjike që të ëndërroj e synoj të shpallem sërish kampion. Të shohim se si do të shkojnë provat zyrtare, madje mendoj se edhe gara e parë sezonale do të jetë një tip testi për ne”, u shpreh Fetel.

Kujtojmë se gara e parë në sezonin e ri në Formula 1, do të zhvillohet më 20 mars në Bahrein.

LEXO EDHE:

Back to top button