Sheikët e Njukasëllit sigurojnë përforcimin e dytë

Njukasëll do të zyrtarizojë së shpejti transferimin e dytë të klubit në merkaton e janarit. Pas transferimit të mbrojtësit të djathtë Kieran Tripier nga Atletiko Madridi, disa ditë më parë, klubi anglez ka arritur marrëveshje për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Zelandës së Re, sulmuesin e Barnlit, Kris Vud.

Sipas ‘Telegraph’, Kris Vud do të konfirmohet si nënshkrimi i radhës për Njukasëllin, pasi është arritur një marrëveshje mes dy klubeve.

Lojtari së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe disa detaje të tjera përfundimtare për tu bërë më pas për finalizimin e marrëveshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button