Sonte pritet debutimi i Vedat Muriqit te Majorka

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili në merkaton e janarit erdhi nga Lacio te Majorka në Spanjë, sonte pritet që të debutojë në kuadër të Kupës së Spanjës. Majorka do të sfidojë skuadrën e Rajo Valejkanos, në oërn 20.00, në fazën e çerekfinales të Kupës së Spanjës.

Trajneri i Majorkës, Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.

“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha mes tjerash trajneri i Majorkës, Luis Garcia.

LEXO EDHE:

Back to top button