Stefon Kerri, me rekord unik në NBA

Stefon Kerri, basketbollisti i Golden Stejt Uarriors, ka vendosur një tjetër rekord historik në NBA. Ai është lojtari i vetëm që ka realizuar të paktën një tripikësh në 158 ndeshje radhazi në NBA.
Askush më parë nuk e ka realizuar këtë gjë, çka tregon për aftësinë e tij në gjuajtjet nga distanca. Pak ditë më parë ai vendosi rekordin e 3000 gjuajtjeve të sakta nga distanca, duke qenë lojtari me më shumë tripikësha.