Superkompjuteri përcakton fituesin e titullit në Premierligë
Sipas parashikimeve të Superkompjuterit, titulli i kampionit në Premierligë duket tashmë punë e kryer. Skuadra e Man. Sit shihet si favorit për të triumfuar në fund, pas distancës së krijuar në fillim të janarit. Pjesa interesante e parashikimit lidhet me Top katërshen, ku gjithçka është në pikëpyetje aktualisht. Man. Junajted, përveç që mbetet jashtë top katërshes, parashikohet të përfundojë në pozitën e gjashtë.
Arsenali kompleton Top katërshen me Man. Siti në pozitën e parë, Liverpulli në të dytën dhe Çellsi në të tretën. Ndërkohë Totenhami parashihet të jetë skuadra e pestë. Në pjesën e poshtë të renditjes, Noriçi pritet të jetë skuadra që bie nga liga, së bashku me Njukasëllin dhe Uatordin.







