Turqi, disa student përplasen me policinë

Përplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dënoi ashpër veprimet e tyre.

“Janë student apo terroristë këta që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?”, u shpreh ai. Që nga fillimi i janarit studentët protestojnë kundër emërimit të ish-politikanit të AKP-së, Melih Bulu si rektor, një vendim me dekret presidencial. Policia përpiqet të ndalë protestat me dorë të hekurt. Ndalimet policore pa arsye apo bastisje shtëpish natën ishin javën e kaluar në rend të ditës. Erdogan pretendoi, se mes studentëve janë përzierë elementë opozitarë, të cilët në të shkuarën në „mitingjet e tyre kishin kërkuar skenarë të ndyrë si grushtin e shtetit.”

Presidenti turk i krahasoi protestat studentore me demonstratat e parkut Gezi në vitin 2013. Paralelizmat që bën Erdogani me protestat e të rinjve aktualisht i kanë habitur shumë vëzhguesit zgjedhorë. Për shkak se elektorati i partisë konservatore islame, AKP, sipas sondazheve, ka rënë nën 40%, mund të mendohej se çdo votë ia vlen, edhe ajo e të rinjve.

“Në vitin 2011 partia qeverisëse, AKP ia doli të merret 42-43% të votave tek kjo grupmoshë, nga 18-24 vjeç”, shprehet studiuesi i opinionit, İbrahim Uslu. Studiuesit e opinionit të institutit kanë pyetur 236 studentë demonstrues në Stamboll. “Këta njerëz duan thjesht të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Ata duan një ndryshim të ligjit, që në të ardhmen rregullon qartë emërimin autonom të drejtorit”, shprehen ata.

LEXO EDHE:

Back to top button