Tek Arsenali nuk ka më vend për Pierr Emerik Aubamejang

Sulmuesi nga Gaboni, i cili u diagnostikua me probleme në zemër të cilët erdhën si pasojë e infektimit me “COVID-19” dhe nuk i lejuan të merrte pjesë në Kupën e Afrikës, është nxjerrë në merkato nga klubi londinez dhe me shumë gjasa do të largohet që në merkaton e janarit.

Aubamejang i cili në këtë sezon është aktivizuar në 15 ndeshje, duke shënuar 6 gola ka mbetur jashtë projektit të trajnerit Mikel Arteta, ndërkohë që për afrikanin interesohen 6 klube europiane.

Arsenali dhe menaxheri i futbollistit i kanë thënë “jo” një oferte të ardhur nga Arabia Saudite, ndërkohë që të dyja palët po punojnë që Aubamejang të largohet në ditët e fundit të kësaj merkatoje nga “topçinjtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button