Tifozët me tulla godasin autobusin e KB Prishtina, ka të lënduar

Autobusi i Klubit të Basketbollit “Prishtina”, është sulmuar nga tifozët e Trepçës në Pejë. Në prag të ndeshjës së Kupës së Kosovës në basketboll, në mes të Pejë dhe Prishtinës, tifozët e Trepçës që ndodheshin në Pejë, e kanë sulmuar me tulla autobusin e mysafirëve nga Prishtina.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky sulm. Mjeku i skuadrës, Mexhit Sogojeva është njëri nga të lënduarit, së bashku me shoferin e autobusit.

Ndeshja ka filluar me terminin e paraparë në ora 20:00, derisa në program ka qenë edhe ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit.

LEXO EDHE:

Back to top button