Totenhami me goditje të dyfisht në merkaton e janarit

Totenhami bën goditje të dyfishtë në këto ditë të fundit të merkatos së janarit. Klubi londinez ka siguruar shërbimet e dy futbollistë të Juvenusit: Dejan Kullushevskit dhe Rodrigo Bentakur, me çka do ët harxhon jo më pak se 65 milionë euro.

Për futbollistin suedez, “Spurs”-at do të shpenzojnë 5 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes për 35 milionë, klauzolë që mund të kthehet në detyrim blerjeje nëse plotësohem disa kushte, plus bonuset. Ndërkohë për uruguaianin bëhet fjalë për një ofertë prej 25 milionë eurosh mes pjesës fikse dhe bonuseve.

Drejt mbylljes edhe marrëveshja për Bentakur, por 30% të shumës që do të përfitojë nga shitja e tij Juventusi duhet t’ia kalojë Boka Juniors. Uruguaiani pritet të përfitojë 3.5 milionë ecuri në sezon deri në vitin 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button