Triumfojnë Golden Stejt dhe Milluoki

Skuadra e Golden Stejtit vazhdon me formën e shkëlqyer në NBA, derisa fitore kanë marrë edhe kampionët e Milluokit dhe Los Anxhelos Klipers. Skuadra e Golden Stejtit “demoloi” kundërshtarët nga Orlando, duke i mposhtur me rezultatin 126:95.

Fitores iu gëzua edhe Milluoki Baks, të cilët mposhtën skuadrën e Klivlend Kavalirs me rezultatin 112:104. Los Anxhelos Klipers më lehtë sesa që pritej shënuan fitore ndaj Portland Trail Blazzers, pran rezultatit 90:102.

Golden Stejt vazhdon të jetë skuadra me rekordin më të mirë në NBA, derisa Milluoki është e gjashta në këtë aspekt.

LEXO EDHE:

Back to top button