Turqia miraton vaksinimin e personave mbi 15 vjeç

Ministria turke e Shëndetësisë ka vendosur nisjen e vaksinimit për grupmoshat mbi 15 vjeç.

Në kuadrin e luftës kundër COVID-19, ministria mori vendime të reja në lidhje me numrin e dozave të vaksinës dhe për grupmoshat për të cilën aplikohet vaksina.

Në këtë kuadër, e drejta për t’u vaksinuar është përcaktuar për personat mbi 15-vjeç dhe për personat mbi 12-vjeç me sëmundje kronike.

Po ashtu është miratuar doza përforcuese e vaksinës për punonjësit e shëndetësisë dhe të personat në grupet me përparësi./ATSh

LEXO EDHE:

Back to top button