Uranija Pirovska emërohet kryetare e Komisionit për falje

Presidenti Stevo Pendarovski mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për falje.

Sipas kabinetit të Pendarovskit, kryetare e Komisionit për falje është emëruar Uranija Pirovska, ndërsa anëtarë janë emëruar Fehmi Stafa, Ljubomir Joveski, Ljubomir Mihajlovski, Temelko Ristevski, Erol Rushid, Tomislav Kezharovski, , Bozhin Avramovski, Safet Alliu, Zora Mitiq dhe Biljana Petkovska.

Në vend të Sabit Cranly, kryetar i Komisionit për Falje është emëruar Uranija Pirovska, ndërsa anëtar i ri i komisionit është gazetari Tomisllav Kezharovski.

Në vend të aktores Sabina Ajrula, Pendarovski ka marrë vendim që për anëtare të Komisionit për dekorata dhe njohje, ta emëroj aktoren Amernis Jovanovska-Nokshiqi.

LEXO EDHE:

Back to top button