Valmir Sulejmani bashkohet me Musliun te Igolshtadt

Valmir Sulejmani ka lënë në gjysmë aventurën e tij me skuadrën e Hanover, për të kërkuar më shumë hapësira te një skuadër tjetër e Bundesliga 2, në Ingolshtad, ku bën pjesë edhe Visar Musliu. Lojtari është shprehur ambicioz para aventurës së re me Ingolshtadt, duke thënë se synon të jap kontributin e tij.

“Bisedimet me përgjegjësit shkuan shumë mirë dhe tani po shoh përpara për seancën e parë me skuadrën. Jam plotësisht i bindur dhe në dijeni me kualitetet e skuadërs, dhe tani dua të jap kontributin tim në fushë, në ndeshjet e mbetura”, ka thënë sulmuesi kosovar.

Sezonin e kaluar Valmiri shënoi pesë gola në 29 paraqitje, ndërsa ka regjistruar edhe 3  paraqitje me kombëtaren e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button