Vedat Muriqi, vendos rekorde të reja te Majorka

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte lojtari kyç i Majorkës, në fitoren 3:2 ndaj Atletik Bilbaos. Muriqi dhuroi asist në golin e dytë dhe bëri pasimin kyç te goli i fitores. Fatkeqësisht, goli i tretë u regjistrua si autogol i portierit Unai Simon dhe kësisoj zhvlerësohet asisti i dytë i sulmuesit shqiptar.
Me këtë rast Vedat Muriqi barazoi rekordin me futbollistin serb, Boshko Jankoviç. Sulmuesi shqiptar është lojtari i parë i Majorkës që përfshihet në një gol në secilën nga dy ndeshjet e tij të para në La Liga (një gol dhe një asist) që nga futbollisti serb, Boshko Janković në shtator 2006 (dy asistime).
Me këtë fitore, Majorka ngjitet në vendin e 15-të në tabelë me 26 pikë, duke i ikur për gjashtë pikë zonës së rrezikshme. Në anën tjetër, Atletik Bilbao mbetet i teti me 34 pikë.