Verstapen: S’ka nevojë të dorëzohet Hamilton, le të ndjek titulin e tetë

Skenat e xhirove të fundit në garën e fundit të vitit 2021 kanë bërë që shumë njerëz të dëshpërohen nga Formula 1. Një nga ta është edhe shtatë herë kampioni botëror, Leëis Hamilton. Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Volf ka thënë se nuk mund të garantojë që Luis Hamilton do të garojë edhe vitin tjetër në F1. Këto fjalë kanë shqetësuar adhuruesit e F1. Kohë për të komentuar këtë situatë ka gjetur edhe Maks Verstapen, i cili ka ftuar britanikun të garojë edhe vitin tjetër.

“Mund të kuptoj se në ditët e para pas një gare të atillë nuk mund të jesh i lumtur. Por, duhet po ashtu të kuptosh se kjo është garë dhe gjëra të tilla ndodhin. Ai duhet të shoh prapa në ato se çfarë ka arritur. Kjo duhet t’i jap qetësi dhe duhet ta shtyjë të vazhdojë, sepse ai akoma po e ndjek titullin e tetë dhe sigurisht se mund ta bëjë vitin tjetër, kështu që nuk shoh arsye të dorëzohet”, tha mes tjerash Verstappen. Piloti holandez, është shpallur kampion botëror në F1 2021 për herë të parë në karrierën e tij dhe është njëkohësisht holandezi i parë që arrin një gjë të tillë. 

LEXO EDHE:

Back to top button