VIDEO/ Barazojnë Brazili e Ekuadori, Kunja “shpëton” nga ndërhyrja e ashpër

Ndeshja e vlefshme për elimintoret e Botërorit “Katar 2022” në mes ekuadorit dhe Brazilit është zhbllokuar në minutën e 6-të nga Kasemiro.

 

 

Mirëpo kaosi ka filluar në minutën e 15-të, kur Dominguez, portieri i Ekuadorit, ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj sulmuesin Kunja.

Arbitri nuk ka patur dyshime pasi ka rishikuar aksion në “VAR” dhe e ka ndëshkuar me karton të kuq portierin vendas.

Pesë minuta më vonë është vendosur barazia numerike në fushë, pasi që Emerson Rojal ka marrë kartonin e tij të dytë të verdhë, për një ndërhyrje të rrezikshme.

Më pas ka ardhur radha e Alisonit, portieri i Brazilit, i cili është ndëshkuar fillimisht me karton të kuq nga arbitri për ndërhyrje të rrezikshme, por i kuqi është kthyer në të verdhë pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”.

Kjo është hera e parë që në një ndeshje amerikanojugore për eliminatoret e Botërorit më shumë se një lojtar dënohet me karton të kuq që nga qershori i 2013-ës (Argjentinë 0-0 Kolumbi, Higuain dhe Zapata). Ndërkohë në sfidën tjetër, Argjentina, në transfertë mundi Kilin (2-1),  falë golava të Di Marias dhe Martinezit, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Brereton.

LEXO EDHE:

Back to top button