VIDEO/ Evertoni me përmbysje dhe kundër “VAR”-it, mund Arsenalin

Evertoni ka marrë fitore në ndeshjen kundër Arsenal, me rezultatin 2:1.  Fati i kësaj ndeshje gati sa u përcaktua nga teknologjia “VAR”, e cila i anuloi dy gola për skuadrën nikoqire.

Riçarlison shënonte në minutën e 44’, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm një minutë më vonë, Odegaard shënoi për 0:1, për ta çuar Arsenalin me një gol epërsi në pauzën mes dy pjesëve. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 58’, Riçarlison gjeti edhe një herë golin, por edhe një herë “VAR” reagoi duke anuluar për pozitë jashtë loje.

 

Braziliani ishte më me fat në minutën e 80’, kur për herë të tretë dërgoi topin në rrjetë. Kësaj radhe festa shkoi deri në fund në “Goodison Park”, pasi “VAR” nuk pati vërejtje.

Goli i Riçarlison nisi përmbysjen spektakolare të Everton, e cila u kompletua me golin e Grej në minutën 90+2. Grej me këtë gol i dha tri pikët skuadrës nga Liverpuli, që tashmë shkon në 18 pikë për pozitën e 12, derisa Arsenali mbetet me 23 pikë në pozitën e 7-të.

LEXO EDHE:

Back to top button