VIDEO / Fitore për Sitin, Sautemptoni fiton në krahët e Brojës
Në kuadër të xhiros së 24, kampioni aktual i Anglisë , Man. Siti dhe Sautemptoni, janë dy skuadrat e vetme të cilat siguruan tre pikët e plota.
Man. Sit mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën e Brentfordin, kurse Sautemptoni ka shënuar fitore dramatike me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Totenhamit, ndeshje kjo në të cilën protagonistë me gol ishte edhe ylli shqiptar Armando Broja.
Ndërkaq, ndeshje e zjarrtë ishte edhe ajo mes Aston Villas dhe Lids Junajted ku u shënuan plot gjashtë gola, ndërsa rezultati ishte i barabartë 3:3. Me barazim (1-1) u mbyll sfida në mes Noriçit dhe Kristal Pallasit.
Rezultat e javës së 24-të
Man. Siti 2:0 Brentford
Noriç 1:1 Kristal Pallas
Totenham 2:3 Sautempton
Aston Villa 3:3 Lids Junajted.








