VIDEO/ Gjimshiti “hero” i Atalantës, Hysaj e Strakosha pësojnë në Portugali

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte hero i fitores së Atalantës kundër skuadrës ë Olimpikaosit, në sfidë e parë të Ligës Evropa, në kuadër të 1/8 së finales. Soares në minutën e 16-të kaloi në epërsi ekipin grek. Ndërsa në vazhdim, në skenë doli Berat Gjimshiti, duke shënuar dy gola brenda dy minutave, në minutën e 61-të dhe të 63-të për fitoren e madje të Atalantës. Golin e parë e shënoi me kokë, ndërsa të dytin nga afërsia.
Dinamo e Zagrebit mposhtet me rezultat 3:1 nga Sevilja, në ndeshjen e parë të Ligës Europa në futboll. Skuadra nga Zagrebit nuk i rezistoi lojës së skuadrës spanjolle dhe e pret punë e vështirë në takimin e kthimit në “Maksimir” të Zagrebit. Futbollistët Rakitiç (13′), Okampos (44′), Martial (45+1′) shënuan për Seviljën dhe Orshiç (41′( realizoi për Dinamon. Kapiteni Arijan Ademi u paraqit standard por nuk ia dolën në duel me Seviljën.
Portieri Tomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj u paraqitën për Lacion, por kthehen kokulur nga Porto. Lazio mposhtet me rezultat 2:1 nga Porto në takimin e 1/8 së finales së Ligës Europa. Strakosha u paraqit titullar e Hysaj nga minuat e 72-të. Spanjolli Toni Martinez është autor i dy golave, në minutën e 37-të e 49-të, për fitoren e Portos. Futbollisti Zakanji (23′) shënoi për Lazion.