VIDEO / Lesteri ndal Liverpullin, Sallah humb penallti

Skuadra e Liverpullit pësoi disfatë minimale në terrenin e skuadrës së Lesterit. “Të Kuqtë” kishin shansin për të kaluar herët në epërsi kur u akordua një penallti për ta në minutën e 15-të, megjithatë Mohamed Salah nuk arriti që të realizojë, ndërsa portieri Shmejhell shkoi në këndin e njëjtë, ku dërgoi topin sulmuesi nga Egjipti. Momenti i vendimit ndodhi në minutën e 59-të, i sapo-inkuadruari Ademola Lookman, realizoi një gol tejet të bukur, vetëm pas tre minutash pasi hyri në lojë.

Pas këtij goli, ‘Të Kuqtë’ bën gjithçka për të kthyer rezultatin në favor, mirëpo portiere vendas Shmejhell ishte në formë fenomenale, duke arritur të mbajë portën e paprekur dhe për t’i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tij.

Me këtë humbje, Liverpulli bën një hap fals në luftën drejt titullit, pasi me një fitore potenciale të Man.  Sitit ndaj Brentford, do të ishin mbrapa plot 9 pikë.

Ndërkohë Lesteri tregoi karrakter të madh pasi gjen fitoren ndaj Liverpullit vetëm dy ditë pas humbjes 6-3 ndaj Man. Sitit, duke arritur tani 25 pikë, për tu ngritur në pozitën e nëntë.

LEXO EDHE:

Back to top button