VIDEO / Marsej dhe Lester bindës, Seltiku befasohet nga Bogo Glimt

Skuadra e Marsejit e ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Karabagut, në një ndeshje që është dominuar në pjesën më të madhe nga francezët. Dy gola janë shënuar në pjesën e parë, me Milik që zhbllokoi rezultatin në minutën e 41’, ndërsa 3 minuta më pas ishte po ai, i cili i dhuroi golin e dytë ekipit të Marseille. Pjesa e dytë solli një përballje më të fortë, me ekipin nga Azerbajxhani që këmbënguli dhe ia doli të shënonte në minutën e 85’ me Kady-n. Megjithatë francezët reaguan shpejt dhe realizuan golin e tretë të tyre në minutën 90+2 me Pajet.

Lester Siti e ka pasur të thjeshtë të fitojë ndaj danezëve të Randersit. Në pjesën e parë të dyja skuadrat ishin mjaft kërkuese dhe u ndan në paqe me rezultatin 1-1. Goli i parë i kësaj përballjeje u realizua nga Ndidi në minutën e 23’, duke i dhënë kështu avantazhin Leicesterit. Megjithatë në minutë e 45’ Randers mundi që të barazonte, falë golit të realizuar nga Hammershoy-Mistrati. Pjesa e dytë e këtij takimi erdhi shumë ndryshe. Lesteri shënoi dhe tre gola të tjerë, me Barnes në minutën e 49’ dhe më pas ishte Daka ai që trefishoi shifrat për vendasit në minutën e 54’, minuta e 74’ solli një tjetër gol për vendasit, me Deësbury që shënoi të katërtin dhe i dhuroi “poker” anglezëve.

Seltiku e ka pësuar në shtëpi nga ekipi i Bodo/Glimt. Norvegjezët kanë fituar në transfertë me rezultatin 1-3. Goli i parë i kësaj sfide është realizuar në minutën e 7’ nga Espejord, duke e mbyllur këtë fraksion me shifrat 0-1. Më pas skocezët do të merrnin goditjen e dytë në minutën e 55’. Ishte Pellegrino ai i cili i dhuroi dopietën ekipit të Bodo/Glimt. Ndërsa në minutën e 79’ vendasit arritën që të realizonin golin e tyre të parë me Maeda. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Bodo/Glimt, që e çoi rezultatin e këtij takimi në 1-3, me golin e realizuar nga Vetlesen në minutën e 81’.

 

Sparta Praga dhe Partizani i Serbisë janë ndarë me shifrat 0-1. Ekipi i serbëve ia ka dalë që të marrë fitoren e kësaj ndeshje pas 78 minutave lojë, me Mening që arriti të shënonte në portën e çekëve.

Këto skuadra do të takohen sërish pas një javë, pra më 24 shkurt për ndeshjet e kthimit të “Play Off-it”.

LEXO EDHE:

Back to top button