VIDEO / Monako në çerefinale, befason sërisht Gergerac

Skuadra e Monakos prek çerekfinalen e Kupës së Francës, duke eliminuar skuadrën e Lensit,  të cilin e mposhti me rezultat 2:4. Kualifkimi në çerekfinale e siguroi në pjesën e parë pasi që kishte eprësi 0-3 pas 45 minutave lojë. Në listën e golashënuesve u regjistruan Ben Jeder, Zhan Lukas dhe Diop.

Në fundin e pjesës së pare, Said shkurtoi diferencën në 1-3, ndërsa goli i Kalimuendo rihapi ndeshjen në të 53-tën. Gjithsesi, në fundin e sfidës realizoi golin e rezultatin përfundimtar 2-4 dhe të dytin personal Ben Jederit.

Vazhdon të befasojë skuadra Gergerac, që luan në nivelin e katërt të futbollit francez. Kjo skuadër modeste eliminoi në fazën e 1/8-ave një ekip me traditë se Sent Etieni, falë golit të shënuar nga Eskarp në minutën e 76-të.

LEXO EDHE:

Back to top button