VIDEO / Portieri grek përsërit një arritje historike, shënon 3 gola!

Portieri grek Grigoris Atanassiou, që mbron portën e skuadrës së Pavlos Melasa, arriti të bëjë diçka që nuk është parë në futbollin botëror për dy dekada e gjysmë. Portieri grek shënoi 3 gola në fitoren 3-0 të skuadrës së tij mbi skuadrën Etos, në një përballje kampionale të ligave më të ulat në Greqi.
Atanasiu shënoi tre herë nga tre penallti në pjesën e parë dhe me këtë sukses greku u barazua me portierin legjendar Hoze Luis Çilavert, i cili në vitin 1997, shënoi 3 gola për Velez Sarsfield, në fitoren me 6-1.