VIDEO / Ramos “arsyeton” largimin e tij nga Reali drejt PSZH

Serhio Ramos dëshronte të shpjegojë arsyet që e shtynë të pranonte ofertën nga PSZH-së dhe të largohej nga klubi i jetës së tij.

“Ishte emocionuese, gjithashtu e komplikuar, sepse kisha kaluar shumë vite në Madrid. Është një projekt unik sportiv, më pëlqeu shumë.

Si familje kishim nevojë për kohë për t’u përshtatur, veçanërisht për shkak të shkollave dhe gjetjes së një shtëpie të re. Pastaj jam optimist dhe më pëlqejnë sfidat. Unë jam këtu për ta ndihmuar skuadrën të fitojë Ligën e Kampionëve.

Sot, PSZH është skuadra që duhet mposhtur për projektin, për të gjithë lojtarët që ka në përbërje. Tani duhet ta dëshmojmë në fushë se jemi në dinamikë të mirë dhe aspirojmë t’i fitojmë të gjithë titujt. Është një ekip i madh, nuk ka shumë vite histori, por ka një projekt unik dhe të gjithë lojtarët duan të vijnë te PSG sot. Unë kam ende të njëjtat ambicie dhe dua të vazhdoj të fitoj,” tha mes tjerash mbrojtësi spanjoll.

 

PSG’s Sergio Ramos celebrates after scoring his side’s second goal during the French League One soccer match between Paris Saint Germain and Reims at the Parc des Princes in Paris, Sunday, Jan. 23, 2022. (AP Photo/Francois Mori)

 

 

Disa fjalë edhe për nënshkrimet e verës së kaluar.

 “Njihja Messin, më të cilin kisha kontakte. Me Keylor kishim folur tashmë për këtë më parë. Gjithashtu me Neymar dhe lojtarë të tjerë. Pritja ka qenë e jashtëzakonshme dhe përshtatja është më e lehtë në këtë mënyrë,” tha mes tjerash Ramos.

LEXO EDHE:

Back to top button