VIDEO / Rjojo Kobajashi, arrin 152 metra në kërcime me ski!

Skiatorët më të mirë të kërcimeve me ski garuan në Vingem të Gjermanisë, ndërsa fitorja në fund I takoi Marius Lindvikut me 243.8 pikë, duke lënë pas Karl Gajgerin me 238.7 pikë dhe Cene Prevs me 235.6 pikë. Mirëpo në qendër të vëmendjes ishte skiatori nga Japonia, Rjoj Kobajashi.
Ky i fundit u ndal në vendin e katërt për shkak të paraqitjes së parë, me të cilin u ndal në vendin e 12, mirëpo në kërcimin e dytë shkoi në distancën fantastike prej 152 metra!
https://www.youtube.com/watch?v=xDWnjdGmGAI&t=88s
Gara për kreun e renditjes në Kupën e botës të kërcimeve me ski është mjaft nxitëse, pasi që Gejger është lider me 1.189 pikë, ose 3 më shumë se Kobajashi që ka paralajmëruar se do të luftojë deri në garën e fundit.