VIDEO / Romelu Lukaku drejton Çellsin drejt finales

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, është protagonist i fitores dhe kualifikimit të Çellsit në finalen e madhe të Kupës së botës për klube.

Skuadra londineze mposhti me rezultat 1:0 ekipin Al-Hilal nga Arabia Saudite, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Mohammed Bin Zayed” në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një gabim trashanik në repartin e mbrojtjes së Al-Hilal-it, Lukaku nuk i fali nga afërsia duke shënuar për fitoren e madhe në minutën e 32-të. Në finale, Çellsi do të ndeshet në finale me ekipin e njohur brazilian, Palmerais.

LEXO EDHE:

Back to top button