VIDEO / Senzacionale, Meksiko mund SHBA-n

Kombëtarja e Meksikos në basketball përgatiti një befasi të madhe, duke mundur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 97-88, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023. Kjo është fitorja e dytë e meksikanëve ndaj SHBA-s në 3 vitet e fundit, pasi që më parë, në muajin qershor të vitit 2018 , shënuan fitore me rezultat 80-78.

Si arsyetim për disfatën e SHBA-s mund të jetë informata se nuk kanë luajtur basletbollistët që paraqiten në NBA, ndërsa kombëtarja amerikane ishte e drejtuar nga Ajzea Tomas, i cili aktualisht është pa ekip.

Kujtojmë se pas dy xhiro në elimintaoret për Botërorin e vitit 2023, Meksiko ka shënuar 2 fitore, ndërsa SHBA dhe Portoriko kanë nga një fitore dhe një disfatë. Mdërkohë Kuba është në vendin e fundit me 2 disfata në Grupin D.

LEXO EDHE:

Back to top button