Dushan Vlahoviç dhe Robert Levandovski luftojnë në nivel evropian për primatin e lojtarit kryesor. “Corriere dello Sport” bën një karahasim numerik me dy sulmuesit. Serbi i Fiorentinës deri më tani ka siguruar 19 pikë në Serie A, me 16 golat e tij sezonal, nga 32 pikë në total që ka skuadra vjollcë.
Nga ana tjetër, polaku, falë 19 golave të tij ka siguruar 20 pikë për bavarezët nga 43 pikë në total që ka Bajern Munihu në Bundesligë.

Nëse në rinisjen e kampionatit, më 6 janar në stadiumin “Artemio Franchi”, kundër Udinese, Vlahovic shënon dhe goli i tij do të ishte sërish vendimtar, ai do të ngjitej në fronin absolut të paktën për një natë, sepse Bajern Munihu do të luajë të nesërmen në shtëpi kundër Borusia Mynshengladbahut.








