Whatsapp nuk do të funksionojë më në këto telefona

WhatsApp është një prej aplikacioneve që ka ofruar mbështetje edhe për sistemet operative më të vjetra. Megjithatë, kjo do të ndryshojë shpejt pasi aplikacioni ka vendosur të braktisë iOS 9. Si rrjedhojë, disa prej modeleve të vjetra të iPhone nuk mund ta përdorin më WhatsApp.

Versioni beta 2.21.50 i WhatsApp i dalë së fundi nuk funksionon në iOS 9. Nga ana tjetër duhet thënë se janë të paktë ato modele të iPhone me këtë version të iOS. Dy modelet që do të preken nga ky ndryshim janë iPhone 4 dhe 4S duke qenë se këta iPhone nuk kalojnë dot në iOS 10.

Nëse iPhone juaj nuk mund të kalojë në iOS 10, atëherë nuk keni zgjidhje tjetër vetëm se të ndryshoni telefonin për të vijuar përditësimin e WhatsApp.

LEXO EDHE:

Back to top button