WTA pezullon turnetë në Kinë dhe Hong Kong

WTA (Women Tennis Association) ka zyrtarizuar pezullimin e të gjitha eventeve sportive në Kinë, vendim ky që ka efekt të menjëhershëm. E njëjta situatë edhe për turnetë që WTA zhvillon në Hong-Kong. Ky vendim u mor për shkak të situatës ende të paqartë me fatin e tenistes kineze Shuai Peng, e cila një muaj më parë denoncoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin kinez.

Pas këtij denoncimi në rrjetet sociale, mesazhi u zdhuk dhe fati i tenistes mbeti mister. Edhe pse presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, pati një video-konferencë me tenisten 10 ditë më parë, WTA është ende në dilemë për fatin e tenistes, emri dhe rezultatet e së cilës janë fshirë në Kinë.

“Ne ende kemi dilema e mistere në lidhje me fatin e tenistes, nëse është e lirë apo jo, nëse është e sigurt apo jo. Mendojmë se censura dhe kërcënimi në Kinë ndaj saj janë ende prezent në këtë çështje. Për këtë arsye, nuk do të zhvillojmë asnjë event në Kinë,” tha mes tjerash presidenti i WTA, Steve Simon.

LEXO EDHE:

Back to top button