Xhejms e Durant, zgjodhën basketbollistët për “All Star 2022”

Basketbollistët LeBron James dhe Kevin Durant kanë zgjedhur lojtarët me të cilët do të luajnë përballë njëri-tjetrit në ndeshjen magjike të “All Star Game”, që këtë vit do të zhvillohet në Klivlend, më 18 shkurt. Ata ishin dy më të votuarit dhe dy ekipet do të mbajnë emrat e tyre. Durant nuk do të luajë pasi është i dëmtuar.

LeBron ka zgjedhur i pari dhe ka afruar në ekipin e tij Xhianis Antetokounmpo e Stefon Kerri. Ajo që ra në sy ishte se Kevin Durant nuk mori në ekipin e tij ish-shokun e skuadrës Xhejms Harden (u transferua te Filadelfia), që përfundoi te skuadra e Xhejmsit. Kjo situatë krijoi të qeshura dhe polemika.

 

Team LeBron

 

Antetokounmpo, Curry, DeRozan, Jokic, LeBron James. Në stol: Doncic, Garland, Paul, Butler, Mitchell, VanVleet dhe Harden.

 

Team Durant (nuk luan, i dëmtuar)

 

Embiid, Morant, Tatum, Ëiggins, Young. Në stol: Booker, Toëns, LaVine, Murray, Middleton, Ball, Gobert

LEXO EDHE:

Back to top button