Xhejms, infektohet me koronavirus edhe pse ishte i vaksinuar!?

LeBron Xhejms, ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, pavarësisht se është vaksinuar në fillim të sezonit. “Ylli” i Lejkersit, në zbatim të protokollit të NBA-së, tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë ose do të duhet që tamponët e kryer prej tij me 24 orë diferencë të tregojnë rezultatin negativ, që të mund të kthehet menjëherë nw parket.
“Mbreti” Xhejms u konfirmua pozitiv në Sakramento, ku skuadra nga Kalifornia kishte udhëtuar për takimin e radhës. Ai fluturoi menjëherë drejt Los Anxhelosit për t’u futur në karantinë. Frank Vogel, trajneri i Lejkersit, në lidhje me situatën e Xhejmsit ishte decid.
“Është humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i dëshirojmë më të mirën,” ka thwnw mes tjerash trajneri i Los Anxhelos Lejkers.
Mirwpo në mbrëmje, pavarësisht mungesës së LeBronit, skuadra e Los Anxhelos Lejkers ak shwnuar fitore në fushën e Sakramanto Kings me rezultat 117-92.