Xhoshua me “ndihmë speciale” përgatitet për revanshin me Usyk
Legjenda e boksit Flojd Mrjuether ndodhet në Dubai për të ndihmuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, Entoni Xhoshua, që po kryen në këtë vend përgatitjet për revanshin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Sipas mediave britanike, Mejueather ka hyrë në stafin e Xhoshua-s, duke e ndihmuar me këshillat e tij për sfidën që dy boksierët pritet të zhvillojnë në pranverën e këtij viti.
Mejuether ndodhet në Dubai edhe për çështje të tjera, për të stërvitur disa nga boksierët e tij dhe, me këtë rast, ka vendsur të ndihmojë Xhoshua-n. Në rrjetet sociale janë postuar foto e video nga stërvitja që Joshua po bën me Mejuether.
“Gjëja më e mirë është të ndihmojë brezin e ri. Respekte të mëdh për ty kampion”, ka qenë mesazhi që Joshua i ka dhënë Majuether. Ish-boksieri amerikan edhe më parë ka shprehur simpatinë e tij për Xhoshua-n, duke u shprehur i gatshëm ta ndihmojë.






