Zyrtare, Feran Torres firmos me Barcelonën
Skuadra e Barcelonës ka kompletuar transferimin e sulmuesit Ferran Torres. Torres ka firmosur kontratën pesëvjeçare me gjigantin spanjoll, derisa ka klauzolë lirimi me vlerë 1 miliard euro.
Barcelona përmes një komunikate zyrtare postoi një video të Torres duke e zyrtarizuar, derisa shtoi “Dhe ekuipazhi i të rinjve rritet”.
And the #DreamTeen crew grows … pic.twitter.com/qmTFJLSOjM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 28, 2021
Ndërkohë, raportohet se Barcelona pagoi plotë 55 milionë euro te Man City plus 10 milionë euro nëse plotësohen bonuset.







