Zyrtare, Verstapen është kampion bote për 2021

Piloti i Red Bull, Maks Verstapen, zyrtarisht është kampion bote për vitin 2021. Holandezi arriti të fitojë garën ndaj Luis Hamilton në Abu Dabi duke e tejkaluar në xhiron e fundit dhe pastaj e mori edhe titullin kampion.

Por, pastaj, “Mercedes” paraqiti ankesë në “FIA”, me synimet se Hamiltonit i takon titulli dhe që Verstapen ka bërë disa gabime.

Mirëpo, protesta e parë që kishte të bënte në lidhje me parakalimin pas makinës së sigurisë, u anulua menjëherë nga “FIA”, që i dhanë të drejtë holandezit.

Ndërsa, pastaj edhe ankesa e dytë nuk u pranua gjithashtu, kështu që Verstapen mbeti kampion për vitin 2021, kurse Hamilton vazhdon t’i numërojë shtatë tituj të kampionit të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button