Huan Mata futet në biznesin sportiv, blen aksione të skuadrës amerikane

Ish-futbollisti i Çellsit dhe Man. Junajtedit, Huan Mata ka hyrë në botën e biznesit. 36-vjeçari ka blerë aksione te skuadra e MLS-së, San Diego FC.

“Bashkimi me San Diego FC si partner është një mundësi emocionuese për të ndihmuar në ndërtimin e diçkaje vërtet të veçantë në një qytet dhe ligë që po përjetojnë rritje të jashtëzakonshme. Mezi pres të kontribuoj me përvojën dhe pasionin tim për lojën dhe të punoj së bashku me të gjithë këtu për të ndërtuar një klub që frymëzon si brenda dhe jashtë fushës”, ka deklaruar Mata.

San Diego FC nga sezoni iardhshëm do të luaj në elitën e futbollit amerikan, MLS. Mata aktualisht është ende dukue luajtur futboll, duke qënë pjesë e skuadrës nga Australia, Uestern Sidnej Uanderers./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button