Huliganët serb sulmojnë tifozët kroat që ishin në stadiumin “Fadil Vokrri”

Skuadra e Rijekës arriti fitore minimale 0 me 1 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligës së Konferencës. Rreth 50 tifozë të klubit kroat ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me t’u rikthyer në shtetin e tyre, tifozët e Rijeka-s janë sulmuar nga disa huliganë në shtetin e Serbisë. Ata kanë dalë me maska dhe me shkopinjë në autostradë, duke thyer autobusin ku gjendeshin tifozët e klubit nga Krocia.
Nga ky sulm është lënduar shoferi i autobusit. Kurse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi edhe shërbimet emergjente dhe policia.