Hulumtim: Maqedonia nuk është e mbingarkuar me burokraci

Procedurat burokratike do të jenë shumë më të thjeshta nëse administrata nuk punëson ushtarë partiak, por profesionistë të vërtetë që do ta fitojnë pagën e tyre pa marrë urdhra nga selitë e partisë. Biznesmenët besojnë se shteti është vonë me digjitalizimin dhe se çdo vit kompanitë grumbullojnë dokumente dhe letra të panevojshme që duhet fizikisht t’i dërgojnë pranë institucioneve. Por, punëdhënësit thonë se ka shembuj të mirë edhe të këqij.

“Do të ishte ideale nëse administrata punëson njerëz që nuk janë të përfshirë në politikë dhe nuk janë aktivistë të partisë. Atëherë detyra e tyre e vetme do të ishte t’i ndihmojnë qytetarët dhe biznesin. E jo t’i ndjekin direktivat e partisë dhe të përgjigjen para partisë”, u shpreh Angell Dimitrov- Organizata e punëdhënësve.

Sipas Indeksit të përpiluar në gjashtë vende evropiane, përfshirë edhe Maqedoninë, vendi renditet më së miri për sa i përket ngarkesës me burokraci. Por, ka edhe dobësi, mes të cilave përmendet mungesa e efikasitetit në Fondin e pensionit, si dhe nevoja urgjente për digjitalizimin e procesit të menaxhimit të mbeturinave sepse pas hyrjes në BE, do të rriten obligimet e kompanive në këtë segment.

“Maqedonia është lider në këtë drejtim, kjo tregohet nga rezultatet e “Doing Bussines”. Megjithatë, ajo që ka treguar hulumtimi është se në të ardhmen, me procesin e asocimit drejt BE-së, ndoshta duhet të presim rritje të ngarkesës për kompanitë, kështu që, politikat e qeverisë duhet të jenë shumë të kujdesshme”, tha Nikica Mojsovska- Bllazhevski- Drejtore ekzekutive e “Maqedonia”.

Ndryshe, hulumtimet kanë treguar se një ndërmarrje ka nevojë për 154 orë në vit për t’i përfunduar procedurat burokratike që kërkohen për punë. Për më tepër, duhet të kalojë nëpër 45 faza që të harmonizohet me të gjitha procedurat ligjore. Vetëm sa për krahasim, në Sllovaki duhen 240 orë kurse në Spanjë, e cila ka renditje dobët, 370 orë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button