Hulumtimet kanë treguar se një pije hidraton trupin më mirë se uji

Hulumtimet kanë treguar se një pije hidraton trupin më mirë se uji

Ne e dimë se uji është pija më e shëndetshme në botë dhe ne duhet të pimë mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës për të qëndruar të shëndetshëm. Megjithatë, uji nuk është pija më hidratuese.

Sipas një studimi nga Universiteti i St. Andrews në Skoci, një pije tjetër hidraton trupin në mënyrë më efikase. Po flasim për qumështin, i cili përmban elementë që ndihmojnë në mbajtjen e lëngjeve në trup.

Ronald Maughan, autori i hulumtimit, thotë se laktoza, proteinat dhe yndyrat ngadalësojnë zbrazjen e lëngjeve nga stomaku dhe natriumi në qumësht çon në uljen e prodhimit të urinës.

Natyrisht, fakti mbetet që uji është i shëndetshëm dhe duhet konsumuar në sasi të mëdha gjatë gjithë ditës, ndaj nëse nuk jeni adhurues i qumështit, mos ngurroni të vazhdoni të hidratoni me ujë.

LEXO EDHE:

Back to top button