Hulumtimi: Një në tri gra nuk kanë akses në produktet menstruale për shkak të kostos së lartë
Hulumtimi: Një në tri gra nuk kanë akses në produktet menstruale për shkak të kostos së lartë

Një numër i madh i grave në vend nuk kanë qasje ndaj produkteve menstruale. Në një anketë të bërë disa ditë më parë ku përfshiheshin 1118 të anketuar, 34 për qind janë përgjigjur se nuk kanë akses në produktet menstruale për shkak të çmimit të lartë, njoftoi sot shoqata “Gazetarët për të Drejtat e Njeriut” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rritjes së ndërgjegjësimi për shëndetin menstrual./mia